fbpx

Presidenti Thaçi takohet me afaristët më të sukssshëm në diasporë

nga Revista Kosovarja

Me ftesë të Presidentit të Republikës së Kosovës SH.T z. Hashim Thaçi dhe nën organizimin e Konsullatës së Përgjithshme të RKS-së në Dyseldorf, në ambientet e Wirtschafsclub u mbajt një takim, bashkëbisedimi me afaristët nga diaspora.

Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues nga Unioni i Bizneseve në Gjermani në krye me kryetarin Nazmi Viqa, Wirtschafsclub z. Lazim Destani, Rrjeti i Bizneseve në Gjermani z. Artan Rekaliu dhe afaristë tjerë të suksesshëm nga Dyseldorfi dhe rrethina.

Takimin e hapi Konsulli i Përgjithshëm Arjan Kashtanjeva, i cili falënderoi Presidentin Thaçi për kohën dhe iniciativën që të takojë dhe bashkëbisedojë me afaristët nga diaspora. Konsulli i Përgjithshëm gjithashtu falënderoi edhe nikoqirin e këtij takimi në Wirtschafsclub z. Lazim Destanin. Konsulli Kashtanjeva gjithashtu vlerësoi lartë integrimin dhe punën e mirë që po bënë diaspora jonë në Gjermani në të gjitha aspektet, ekonomi, art, sport e kulturë. “Kemi edhe shumë afaristë tjerë shqiptarë të suksesshëm të cilët janë në Republikën e NRW-së, por që bazuar në rrethanat e Pandemisë dhe kufizimet që duhet respektuar, nuk mund të jenë prezent” pohoi Konsulli Përgjithshëm Kashtanjeva.

Presidenti Thaçi falënderoi aferistët nga diaspora për përkrahjen e vazhdueshme në të gjitha proceset, në të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova. Ai shprehu gjithashtu vlerësimin për punën dhe sukseset që po arrihen nga diaspora jonë edhe për imazhin e mirë që po prezantojnë, duke qenë shembull i mirë i integrimit, “ arritjet tuaja janë edhe arritje të Kosovës”. Përvojat dhe ekspertizat e fituara nga diaspora janë shumë të nevojshme për forcimin e shtetit te Kosovës, ekonomisë bujqësisë dhe kulturës, ishte konkludim i përbashkët.
Bashkëbisedimi i afaristëve me Presidentin Thaçi u zhvillua në atmosferë vëllazërore, ku kishte pyetje, diskutime, mendime, propozime në të mirë të zhvillimit të vendit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]