Planifikimi i një dasme është sa i vështirë aq dhe një periudhë mjaft e bukur. Muaj të tërë organizimi për një mbrëmje perfekte. Pas çiftit duket se të ftuarit janë ata që gëzojnë më shumë për këtë ditë.
Nëse rrethi i ngushtë familjar ka qenë nën presion për një kohë të gjatë, miqtë janë ata që marrin ftesën dhe mendojnë vetëm se çfarë do të veshin ditën e dasmës. Por nëse deri këtu është në rregull, kini kujdes miq dhe ju luani një rol shumë të rëndësishëm në atë mbrëmje. Një koment i juaji mund të prishë atmosferën. Më poshtë janë gjërat që një i ftuar nuk duhet të bëjë apo të thotë në një dasmë.
Mos ftoni njerëz te tjerë në dasmë.
Mos vishni veshje të papërshtatshme.
Nëse nuk janë fjalë të sheqerosura, më mirë mos bëni asnjë koment për pamjen e nuses. Është shume e tensionuar për të dëgjuar dhe mendimet tuaja negative.
Mos kërkoni gjëra që nuk mund t’ju plotësohen. Për shembull në lidhje me menynë e mbrëmjes.
Në qoftë se nusja ka kërkuar që asnjë fëmijë nën shtatë vjeç për shembull mos të jetë i pranishëm në dasmë, bëni mirë ta respektoni këtë vendim.
Mos e merrni të mirëqene që çifit do t’ju sigurojë akomodimin, nëse ju vini nga një tjetër vend.
Kurrë mos komentoni çifitn. Nëse keni mendimin që ata nuk shkojnë apo të tilla gjëra, më mirë mos u shprehni fare .