Deputeti i AAK’së, Gazmend Abrashi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, duke folur në emër të grupit parlamentar ka thënë se Aleanca kërkon mocion për ndryshimin e plotësimit të ligjit për ndarjen buxhetore.
Abrashi thotë se kjo që të përfshihen në këtë pako edhe propozimi i tyre, nga 100 euro për çdo qytetar të Kosovës.
“Grupit parlamentar i Aleancës, kërkon mocion për ndryshimin e plotësimit të ligjit mbi ndarjen buxhetore që të përfshijnë pakon emergjente sipas propozimit të aleancës, 100 euro për secilin qytetar të Kosovës.
Mendoj që ky kuvend e ka legjitimitetin e plotë për votimin e këtyre projektligjeve”, ka deklaruar ai./Express/