Partia Demokratike ka apeluar për të votuar pakon emergjente financiare prej 320 milionë eurosh.Shefi i grupit parlementar i PDK-së, Bedri Hamza tha se kjo pako do t’ju shërbente bizneseve, punëtorëve të sektorit privat dhe të gjitha kategorive të tjera, të cilët gjenden në krizë si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi.
Por për shkak të një rezolute tjetër të cilën sot PDK-ja e ka propozuar, ajo nuk u fut në rend dite, kshtu që kjo parti e katërhequr prpozimin për pakon emergjente.
Tutje PDK dhe subjektet e tjera të pranishme nuk arritën të merren vesh për këtë mocion dhe rrjedhimisht PDK vendosi që ta tërheq edhe pikën e saj të propozuar për sot e që ishte votimi i një pakoje të re me anë të së cilave do të ndihmoheshin bizneset kosovare.