Gjërat janë më keq se që duken në përditshmërinë tonë jetësore. Lajmet janë tronditëse kur dëgjon të thuhet se ka humbur vajza 15-vjeçare, ka humbur gruaja 30-vjeçare, është dhunuar gruaja me 13 vjet martesë, është zhdukur burri nga shtëpia, shkruan “Kosovarja”.
Pra, po ndodhin ngjarje të çuditshme. Mirëpo, vetëm pak ditë më vonë del se mu ajo vajzë ka qenë në shëtitje dhe familja ka qenë në dijeni të plotë se me kë dhe ku ishte.
Po ashtu, edhe lajmi se është zhdukur gruaja 30-vjeçare del se ajo është larguar me vetëdëshirë nga burri dhe ka shkuar me dashnorin!
Dhe, del dikush nga familja që e njeh mirë dhe thotë se ajo nuk është hera e parë që ka shkuar me dashnorin, e burri asnjëherë nuk e ka bërë problem këtë punë…
Pastaj, gruaja raporton se është dhunuar nga burri dhe s’ka pasur qare pa ia mbajtur dika, edhe pse në martesë me po të njëjtin burrë është 13 vjet e më tepër…
Shtrohen pyetjet: A ka njeri që heziton të thotë se si është e mundur të dhunohet gruaja pas 13 vjetësh martesë? Si është e mundur që ata që kanë fjetur në një shtrat bashkë me vite, të jepet lajmi se gjatë asaj kohe është dhunuar?
Kjo i bie sikur të thuhet se kush teshtinë apo kush kollitet e ka koronavirusin! Ne jemi kollitur prej kur jemi lindur. Madje, kur teshtijmë të pranishmit thonë “shnet”!
Pra, si ta dallojmë tash dhunimin e një gruaje që jeton 20 vjet me burrë, nga një marrëdhënie normale që e kanë bërë çdo herë?
E, një ngjarje thotë: Paskësh shkuar një zonjë në polici që ta akuzojë burrin për dhunim, pasi qenkan dal në një shëtitje në mal. Burrin e mbyllin në burg, e zonja me hetuesit shkon në mal të binden si është dhunuar.
“Urdhëro zonjë, fol, si ka ndodhur dhe ku ka ndodhur ngjarja?”, e pyesin hetuesit kinse në vendin e ngjarjes.
“Ja, këtu kemi qenë. Këtu ka filluar të më rrokullis deri te ai gur atje poshtë!” dhe bën me gisht në drejtim të një guri.
“Zonjë, sikur të kishit thënë se u ka rrokullisur malit përpjetë do u kishim besuar, se rëndom njerëzit rrokullisen teposhtë!”, i thonë hetuesit.
Dhe, zonjën e burgosin për shpifje e burrin e lirojnë. E, kur i kanë bërë presion gruas, ka pranuar se ishte shpifje që ta burgoste burrin, me qëllim që ajo të ishte e lirë dhe të tarahitej me dashnorin… Safet Krivaça /Kosovarja/