fbpx

A dinë komandantja supreme, Vjosa Osmani të përdorë ndonjë armë?

nga Revista Kosovarja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vizituar sot Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku për së afërmi ka parë zhvillimet në ushtri, ndërsa theksoi se kjo forcë e ka vendin në NATO.

Në deklarimin para gazetarëve, presidentja e vendit, komandantja supreme u pyet nëse dinë të përdorë ndonjë armë.

“Siç e dini, komandantja supreme, presidentja e Republikës në këtë tast ka kompetenca të qarta kushtetuese për përcaktimin e politikave të mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Kapaciteti për të determinuar politikat mbrojtëse të një vendi asnjëherë nuk është përcaktuar dhe nuk do të përcaktohet në histori të shteteve nga aftësia për të përdorur armën.

Për të përdorur armët e kemi ushtrinë tonë, për të ndërtuar politikat e mbrojtjes në bashkëpunim me ushtrinë dhe institucione tjera e keni komandanten supreme dhe institucionet tjera”, ka thënë ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]