Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A do ia del qeveria Hoti, krahas sfidave që e presin Kosovën?

nga Revista Kosovarja

Qysh në ditën e parë të punës, kryeministri Avdullah Hoti bëri homazhe te varri i Presidentit Rugova, homazhe në varrezat e Jasharajve në Prekaz dhe u zotua se kompleksi memorial do të jetë nën përkujdesje të qeverisë, premtoi 1.2 miliard euro për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe ndau një ndihmë materiale për të riun nga Gjilani, e që vdiq tragjikisht në Konviktin e Studentëve në Prishtinë, shkruan “Kosovarja”.

Mbi artikull

Andaj, nëse është e vërtetë se dita e mirë shihet që në mëngjes, del se edhe Qeveria Hoti është në rrugë të mbarë.

Megjithatë, dy sfida të rënda e presin urgjentisht qeverinë e Hotit, pa dashur të paragjykohet suksesi apo dështimi i saj…

Është menaxhimi ekonomik i vendit në kuptimin e shpëtimit të sektorit privat, për të cilin Avdullah Hoti premtoi para se të bëhej kryeministër. E, pakoja fiskale për këtë qëllim kapë shumën 1.2 miliardë euro.

Moneytizer Paragrafi 4

Qeveria Hoti, ashtu si cilado qeveri që do të ishte aktualisht, nuk ka mundësi të projektojë investime programore sivjet, sepse jemi në një zonë të kuqe pandemie, e cila sivjet do të mjaftohej me mbijetesën e sektorëve prodhues, e që përfshinë shumicën e popullatës së punësuar.

Të kujtojmë se qeveria Kurti nuk e përfilli propozimin e Bedri Hamzës, për të vënë në funksion një pako fiskale për shpëtimin e ekonomisë së vendit, e që fillimisht mendohej të ishte 370 milionë euro.

Sfida e dytë për qeverinë Hoti është marrëveshja Kosovë-Serbi, e cila do të paraprihet nga bisedimet.

Serbia e ka lavdëruar presidentin amerikan, Trampin, se ai nuk e llogaritë Kosovën si punë të kryer, me çka lë të kuptohet se problemi i Kosovës është i hapur.

Andaj, qeveria Hoti duhet ta shfrytëzojë maksimalisht vendimin e Gjykatës së Hagës për të drejtën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e cila është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Dhe, me këtë fakt edhe të prezantohet para ndërmjetësuesit të SHBA-ve, Grenell, si dhe të atij të BE-së, Lajçak.

BE-ja, aktualisht, e ka një disponim të bisedimeve që nuk do të preken kufijtë. Megjithatë, bisedimet llogaritet të jenë të rënda dhe të mundimshme…

Andaj, nëse eventualisht qeveria Hoti do të dështojë në arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi, nuk do e arsyetojë vetveten në pushtet.

Sidoqoftë, marrëveshja është e mundshme, meqë Serbia e di se nuk mund të bëhet anëtare e BE-së pa e zgjidhur problemin e Kosovës.

E, në anën tjetër, hapja e “Kutisë së pandorës”, me ndryshim kufijsh, rrezikon sigurinë e Ballkanit e më gjerë.

Por, për një marrëveshje të dobishme, qeveria Hoti duhet ta ketë përkrahjen dhe praninë e të gjithë liderëve politikë të Kosovës, pa u lënë anash as VV-ja, e që nuk besojmë se do të bëhet pjesë e ekipit bisedues, shkaku i inateve partiake. Safet Krivaça /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]