fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Këto janë vendimet që mori sot Qeveria Hoti

nga Revista Kosovarja
3 vjet më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Qeveria e Kosovës, në krye me Avdullah Hotin sot ka mbajtur mbledhje, gjatë së cilës ka miratuar Programin qeverisës 2020-2023. Përveç miratimit të programit, Qeveria ka marrë edhe vendime të tjera.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se është marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare për familjen e Agon Musliut dhe vendimin për t’i kërkuar Kuvendit të Kosovës që të bëjë ndryshimin për tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, në mbledhjen e mbajtur sot, e miratoi Programin qeverisës 2020-2023, vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për familjen e Agon Musliut dhe vendimin për t’i kërkuar Kuvendit të Kosovës që të bëjë ndryshimin për tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Me Programin qeverisës 2020-2023, i cili ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Kosovës zotohet se do të jetë mbrojtëse dhe zbatuese e të gjitha parimeve dhe normave që burojnë nga Kushtetuta e Kosovës. Përparimi i lirive qytetare, mbrojta e pronës private, promovimi i mundësive të barabarta, forcimi i ekonomisë së tregut, promovimi i drejtësisë efikase dhe asnjanëse, do jenë postulatet kryesore që do të karakterizojnë ndërgjegjen politike të Qeverisë së re. Do të promovohet përcaktimi strategjik i Republikës së Kosovës për forcimin e stabilitet në rajon, duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet në rajon. Integrimi i vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO do të jetë qëllim nga i cili burojnë angazhimet institucionale për përparimin e demokracisë, ekonomisë dhe shtetit të së drejtës.

Programi qeverisës, i ndërtuar mbi prioritetet nacionale të Kosovës, bazohet në vlerat demokratike, si: respekti për traditën, drejtësia, toleranca, përgjegjësia dhe transparenca, liria individuale dhe kolektive. Objektivat themelore të Qeverisë janë:

Beteja për ta mposhtur pandeminë dhe

Rimëkëmbja e ekonomisë pas pandemisë.

Krahas këtyre objektivave, Qeveria do të ketë prioritet:

Forcimin e shtetit, avancimin e demokracisë, luftimin e dukurive negative, veçmas krimit dhe korrupsionit;

Zhvillimin ekonomik bazuar në ekonominë e tregut, rritjen e punësimit dhe investimeve, për t’u përballur me pasojat e pandemisë dhe nevojën për fuqizim të aftësisë konkurruese të bizneseve e prodhimeve vendore;

Marrjen e përgjegjësisë për të quar përpara dialogun me Serbinë, në bashkëpunim me BE dhe SHBA, duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territorit;

Avancimin e procesit të integrimit evropian, përmes zbatimit të MSA-së, si dhe procesit të integrimeve euroatlantike;

Zbatimin e plotë të Agjendës së Reformave Evropiane;

Krijimin e atmosferës së bashkëpunimit pozitë-opozitë për çështjet vitale në interes të vendit dhe vendimmarrje në konsultim të gjerë dhe gjithëpërfshirëse, sidomos në procesin e dialogut me Serbinë.

Po në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve për mbështetje financiare në vlerë prej 25,000.00 € (njëzet e pesë mijë euro) për ndihmë familjes së Agon Musliut, që humbi jetën tragjikisht më datë 3 maj 2020 në Qendrën e Studentëve në Prishtinë e caktuar si Hapësirë karantine.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar edhe vendimin me të cilin i ka kërkuar Kuvendit të Republikës së Kosovës që të bëjë ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit si dhe kufizimit të bilancit bankar të përdorshëm. Tejkalimi sipas këtij vendimi rritet përkohësisht deri në tetë (8) për qind, ndërsa kufiri i bilancit të shfrytëzueshëm bankar ulet përkohësisht deri në tre (3) për qind. Kërkesa për këtë ndryshim bëhet pasi që Ligji për ndarjet buxhetore për vitin 2020 ndikohen nga situata e krijuar nga pandemia globale “Covid-19”.


Etiketa: VendimetQeveria Hoti

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Takimi me opozitën, Lajçaku: Ua shpjeguam pasojat e krizës dhe dëmtimin e reputacionit

21 minuta më parë
Aktuale

Escobar: Gjithmonë pranë popullit të Kosovës, por kjo s’do të thotë se jemi krah një individi

1 orë më parë
Aktuale

Rasti ‘Dehari: Ministrja Haxhiu obligohet t’i kthej në punë tre zyrtarët e lartë që i bëri “kurban”

2 orë më parë
Aktuale

Krasniqi: SHBA dhe BE e zhgënjyer me Qeverinë, kemi veç kriza të shkaktuara nga Kurti e Osmani

3 orë më parë
Aktuale

Escobar i jep ultimatum Kurtit: Të presim deri nesër

3 orë më parë
Aktuale

I vazhdohet mandati EULEX-it deri në vitin 2025

4 orë më parë
Postimi tjetër

Roza Lati bën ndryshim të madh në pamje

Nesër ndalohet qarkullimi i automjeteve në një segment të autoudhës “Arbën Xhaferi”

Me një foto nga dasma, Afrona e uron babain e saj për ditëlindje

TË FUNDIT

Takimi me opozitën, Lajçaku: Ua shpjeguam pasojat e krizës dhe dëmtimin e reputacionit

21 minuta më parë

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, tha se bashkë me emisarin e ShBA-së për...

Amerika i ‘ndanë’ Kiarën dhe Luizin

27 minuta më parë

Para pak ditësh Luiz Ejlli konfirmoi se së shpejti do të niset në një turne koncertesh në SHBA. I pyetur...

Ndërron jetë këngëtarja e famshme

41 minuta më parë

Ka vdekur artistja e njohur, Astrud Gilberto, në moshën 83-vjeçare. Muzikantja është më e njohur për këngën “Girl From Ipanema”....

Cilët tinguj dhe ngjyra mund t’i shqetësojnë fëmijët me autizëm

57 minuta më parë

Disa janë të ndjeshëm ndaj dritës së fortë, të tjerët nuk mund të durojnë disa aroma Fëmijët me forma të...

Semi: Djemtë e Kosovës janë shumë seksi

1 orë më parë

Këngëtarja e njohur, Semi Jaupaj, ka qenë sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana”. Nëpërmjet një lidhjeje telefonike, Semi...

Escobar: Gjithmonë pranë popullit të Kosovës, por kjo s’do të thotë se jemi krah një individi

1 orë më parë

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka përsëritur se raporti mes Kosovës dhe ShBA-së...

MË TË LEXUARAT

Zbulohen personazhet VIP që do të marrin pjesë në ‘Kepin e Tundimeve’

Situata në veri, Turqia nis drejt Kosovës trupa shtesë

Kështu i përshëndet Linda Morina vajzat me nga dy frajera

Luizi dhe Kiara dasmorë nga qejfi apo halli?

Bankat në Kosovë i shtrenjtojnë sërish kreditë

Reagimi i Taynas kur ia hedhin të brendshmet në skenë gjatë koncertit

Rama dhe Vuçiqi takohen në Moldavi, mungon Osmani

Zana Avdiu: Opozita s’po guxon as me u ndi nga Vetëvendosja, duhet me dalë në rrugë kundër Kurtit

Paralajmëron dentisti, pse s’duhet lagur brusha e dhëmbëve para se të vendosni pastën

Ja si kush po mundohet të duket Rina Balaj

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist