Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A do ketë dasëm këtë vit? Einxhel u jep përgjigjjen ndjekësve

nga Revista Kosovarja

Pyetja se kur do kemi dasmën e çiftit Einxhel – Dagz është mjaft e shpeshtë në media e sidomos nga ndjekësit.

Madje me afrimin e ditëlindjes së parë të djalit të tyre Trev, pikëpyetja se a do ketë dasëm në festën e ditëlindjes ishte mjaft e madhe nga ndjekësit.

Dhe këtyre hamendësimeve të ndjekësve, Einxhel u ka dhënë një përgjigjje.

Së fundmi ajo realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, mbi tematikën e festës së ditëlindjes që do t’i organizojë Trev-it. Ndër përgjigjet e shumta që i kishin ardhur, Einxhel tregoi se ishin ato nga ndjekësit që i kishin shkruar se ajo dhe Dagz do bëjnë dasmën e tyre atë ditë.

Moneytizer Paragrafi 4

Einxhel u shpreh se nuk kanë plan të martohen në ditëlindjen e djalit sepse ajo ditë do që t’i përkasë vetëm Trev-it. Madje ajo u shpreh se “nuk është në planet e mia që në ditëlindje të thërras njerëz që kam plan t’i ftoj në dasmë. Do të doja të ishte një ditëlindje plot me fëmijë,” u shpreh ndër të tjerash Einxhel.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]