Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A do ta votojë AKR-ja- Qeverinë Hoti

nga Revista Kosovarja

AKR-ja do të mbështesë formimin e Qeverisë Hoti, pavarësisht nëse do të jetë pjesë e saj apo jo.

Fatmir Matoshi, nënkryetar i kësaj partie, ka thënë se nuk do të pengohet formimi i Qeverisë.

Ai thotë se AKR-ja nuk ka marrëveshje për përfshirje në Qeverinë që po synon ta ndërtojë LDK-ja me AAK-në, Nismën dhe komunitetet joshumicë.

“Ne do ta votojmë Qeverinë Hoti. Nuk kemi një marrëveshje, e as kontakte. Nëse vije ndonjë ofertë do ta shqyrtojmë në parti”, ka thënë Matoshi për kohën.

Moneytizer Paragrafi 4

Për votimin e Qeverisë Hoti, gjatë ditëve në vijim pritet të thirret seancë në Kuvendin e Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]