121
Me rastin e Festës së 1 Qershorit, Xhensila ka vendosur që ditën e sotme të publikojë disa nga momentet më të bukura me vogëlushen e saj dhe të Besit, Ajkën.
Fillimisht Xhensila ka postuar një foto ku çifti shfaqet në bregdet, me Ajkën e cila i buzëqesh e lumtur mamit dhe babit.

“Na i qeshe syte! Gezuar festen te gjithe engjejve qe na ngrohin zemren!”, shkruan Xhensila.

Më pas këngëtarja ka treguar plot momente të tyre me Ajkën, që nga çastet e ëmbla në shtëpi tek shëtitjet buzë detit.

