fbpx

A do të jetë Kurti pjesë e bisedimeve me Serbinë?

nga Revista Kosovarja

Zëdhënëësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka bërë të ditur se ish kryeministri Albin Kurti ka pranuar një letër ku ftohej të diskutojë me qeverinë aktuale për dialogun e ardhshëm me Serbinë.

Sipas Manxhuks, VV nuk I është përgjigjur kësaj ftese dhe nuk do të jenë pjesë e takimeve, pasi sipas tij, qeveria e re është krijuar nga votat e Listës Serbe.

“Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kemi pranuar një letër para dy ditësh ku ftohej Kryetari i LVV, Albin Kurti që të diskutojë me qeverinë aktuale për dialogun e ardhshëm me Serbinë. Një qeveri e varur dhe mundësuar nga votat e Listës Serbe dhe e formuar nga Thaçi e për të si dhe një qeveri që ia heq shtetit të Kosovës reciprocitetin me Serbinë nuk ka as kredibilitet as legjitimitet. Prandaj ne nuk i jemi përgjigjur asaj ftese sepse nuk do të jemi pjesë të këtyre takimeve”, tha ai./IndeksOnline/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]