fbpx

A do të lejohet bartja e shamisë në shkolla? Përgjigjet ministrja e Arsimit

nga Revista Kosovarja

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha fushata për çështjen e shamisë ende nuk është e qartë.Nagavci thotë se e drejta për shkollim nuk duhet t’i mohohet askujt.

“Dua të bëjë të qartë se nuk ka ndonjë Udhëzim Administrativ për shaminë. Nuk ka pasur asnjëherë sa e di. Gjithë kjo fushatë që është ngitur në kohët e fundit nuk është e qartë. UA që i janë referuar ka të bëjë me mbarvajtjen e punë në shkolla të mesme të larta. Ka disa çështje ligjore ky Udhëzim, rekomandimet janë dhënë që ai udhëzim të mbetet në fuqi. Do të shohim se si ta rrregullojmë tutje në aspektin formal. E drejta për shkollim është e drejtë e garantuar, e askujt nuk i mohohet e drejta”, tha Nagavci në konferencë për medie.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]