fbpx

A do të vendoset shtatorja e Adem Jasharit në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Mbi 12 mijë nënshkrime të peticionit do të dorëzohen të hënën, nëse nuk përfillet mund të vendoset në mënyrë vetjake.

Për 23 ditë me radhë u dëgjua kjo thirrje.

E kësaj ftese iu përgjigjën mbi 12 mijë qytetarë.

Të gjithë nga ta, njësoj si organizatori kanë vetëm një qëllim, vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në kryeqytet.

Peticionin dhe kërkesat që kanë fillimisht grupi i tifozëve “Plisat” do ta adresojnë në institucionet shtetërore të hënën.

Nëse nuk e përfillin këtë peticion dhe kërkesat e tyre, këta zotohen që do ta vendosin vetë shtatoren.

Megjithatë për ta vendosur shtatoren e komandantit legjendar në kryeqytet nevojiten edhe disa procedura të tjera.

Nga Agjencioni për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale kanë treguar që kjo iniciativë do të duhej të ishte shtetërore e jo vetjake.

Zogaj thotë që megjithatë e përkrahin iniciativën HJU e grupit “Plisat”, ndërsa tregon se kush është fajtori për mungesën e kësaj shtatore në Prishtinë.

Premtime për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në kryeqytet kanë dhënë edhe kandidatët për kryetar të kësaj komunë, nga  AAK  dhe nga partia Fjala.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]