Kur temperaturat rriten dhe ndihesh i lodhur apo i etur, tundimi për të kapur një pije energjike të ftohtë është i madh. Por a është kjo zgjidhja e duhur për organizmin tonë?
Pijet energjike, megjithëse na japin një ndjesi të menjëhershme “rifreskimi”, nuk janë ideale për hidratim, veçanërisht në ditët e nxehta. Ato përmbajnë kafeinë të lartë, sheqerna të përpunuar dhe substanca stimuluese, të cilat mund të rrisin rrahjet e zemrës, të ngrejnë tensionin dhe madje të çojnë në dehidrim nëse konsumohen në sasi të mëdha.
Çfarë rekomandojnë ekspertët?
Ujë i thjeshtë ose me limon
Lëngje natyrale pa sheqer të shtuar
Pije izotonike me elektrolite (nëse ke humbur shumë lëngje nga djersitja)
Në vend që të kërkojmë energji të shpejtë nga një kanaçe, zgjedhje më e mirë është të mbajmë trupin të hidratuar dhe të ushqyer mirë gjatë ditës.