fbpx

A e dini se çka është “penisi i verës”? Ndodh kur janë temperaturat e larta

nga Revista Kosovarja

Vera ofron shumë përfitime për shëndetin, përmirësim të mirëqenies mendore, mundësi për të qenë më aktiv fizikisht dhe gjumë më të mirë.

Por, disa burra përmendin një përfitim tjetër që mund të sjellë moti i ngrohtë, dhe është një fenomen i njohur si “penisi i verës”.

Derisa temperaturat rriten ata besojnë se kjo ka një efekt të favorshëm në gjatësi dhe trashësi të organeve gjenitale.

Por, a është kjo gjë e vërtetë?

Sipas ekspertëve shëndetësorë “penisi i verës” është një term që njerëzit e përdorin për të përshkruar kur penisi i një mashkulli duket pak më i madh ose më i plotë gjatë motit të ngrohtë.

Kjo sipas tyre nuk është një gjë zyrtare mjekësore, thjesht është janë shprehur se diçka që njerëzit e kanë vënë re dhe kanë diskutuar, raporton The Sun.

Ekspertët thonë se ideja është që në muajt kur temperaturat janë të larta, nxehtësia shkakton zgjerimin e pakët të enëve të gjakut, që mund të bëjë që gjërat aty poshtë të duken ndryshe.

Sa i përket simptomave, meshkujt që përjetojnë “penisin e verës” mund të vërejnë pak më shumë madhësi ose plotësi se normalisht dhe disa burra vërejnë që penisi i tyre duket pak më i madh, veçanërisht kur është i shtrirë.

Kjo ndodh për shkak të qarkullimit të shtuar të gjakut dhe mund të ndihet pak më i butë ose më i relaksuar se zakonisht

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]