Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A e dini se ngrënia e mëngjesit ju dobëson?

nga Revista Kosovarja

Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit, prandaj sigurohuni që të hani 30-60 minuta pasi jeni zgjuar për të përfituar nga potenciali i plotë i trupit për të djegur yndyrat.

Duke ngrënë mëngjes ju shmangni ndjesitë e urisë gjatë ditës, kështu nuk përfundoni duke ngrënë ushqime të pashëndetshme.

Një mëngjes i lartë në proteina, si vezë apo kos, ju largon ndjesinë e urisë, ju ndihmon të hani më pak dhe më e rëndësishmja, të dobësoheni. Një studim ka zbuluar se gratë që hanë vezë për mëngjes humbasin dyfishin e peshës së atyre që e nisin ditën me gjëra të lehta.

Ushqimet e pasura në proteina ju mbajnë gjithashtu të ngopur dhe me energji gjatë gjithë ditës, duke qenë se treten më ngadalë se ushqimet tjera.

Moneytizer Paragrafi 4

Kështu që mos dilni asnjëherë pa ngrënë një mëngjes shumë të bollshëm dhe të mirë, ai nuk është kurrë tepër!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]