fbpx

A e dini se veshjet ikonike të Ronela Hajatit në Eurovision ishin krijuar nga dizenjatori Festim Isufi

nga Revista Kosovarja

Veshjet ekstravagante dhe të paharrueshme të Ronela Hajatit në Eurovision janë rikthyer në vëmendje pas lajmit tronditës për ndarjen nga jeta të dizajnerit të tyre, Festim Ishfi.

No description available.

Stilisti i njohur kosovar, i cili qëndronte pas look-ut të guximshëm dhe teatral të këngëtares në skenën ndërkombëtare, u gjet i pajetë në banesën e tij në rrugën “B”. Dyshohet për vetëvrasje, megjithatë hetimet janë ende në vazhdim, shkruan “Kosovarja”.

No description available.

Veshjet që Ronela mbajti gjatë paraqitjes së saj në Eurovision u komentuan gjerësisht nga kritika e modës, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Me kombinime të pazakonta të materialeve, prerje të guximshme dhe një estetikë që sfidonte normat, krijimet e isufit sollën një tjetër dimension të skenografisë shqiptare në festivalin evropian.

Festim Ishfi, një nga emrat më të spikatur të stilimit në Kosovë dhe Shqipëri, ishte i njohur për aftësinë e tij për të sjellë artin nëpërmjet modës. Ai bashkëpunoi me shumë artistë të njohur, por bashkëpunimi me Ronelën mbetet një nga momentet kulmore të karrierës së tij.

Humbja e tij ka tronditur botën e artit dhe modës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]