fbpx

A e dinit që Miranda Hashani është nga Franca?

nga Revista Kosovarja

Mund të tingëlloj si e pabesueshme, por është e vërtet që këngëtarja Miranda Hashani ka lindur në në Paris të Francës.

Në moshën dyvjeçare, familja e saj u kthye në Shkup, ku ajo filloi të shfaqë talentin e saj muzikor që në moshën pesëvjeçare.

Në moshën dhjetëvjeçare, ajo u ftua nga Radio Televizioni i Shkupit për të incizuar këngët e saj të para për fëmijë.

Gjatë karrierës së saj të gjatë dhe të suksesshme, Miranda ka publikuar tetë albume dhe ka marrë pjesë në festivale të ndryshme muzikore në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, shkruan “Kosovarja”.

Miranda Hashani vazhdon të jetë aktive në skenën muzikore shqiptare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]