fbpx

A e ka kaluar Armend Zemaj koronavirusin?

nga Revista Kosovarja

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, thotë se ai ende nuk është infektuar me Covid-19. Thotë se vazhdimisht mbanë maskën dhe distancën.

I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në T7, Zemaj tregon se si shumë bashkëpunëtorë të tij e kanë kaluar Covid-19, disa e kanë kaluar më lehtë e të tjerë me komplikacione.

“Po e kanë kaluar shumë kolegë e bashkëpunëtorë e familjarë por unë jo”, theksoi Zemaj.

Zemaj ka bërë sërish thirrje që qytetarët tu përmbahen rekomandimeve të IKSHPK’së për mbrojtje nga Covid-19.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]