fbpx

A e keni idenë se çfarë makine është kjo?

nga Revista Kosovarja

Audi Asso di Picche kishte debutuar në vitin 1973 në Frankfurt Motor Show.

Makina kryesisht është bazuar në Audi 80, e vetmja lidhje në mes të dy makinave është trupi, ndërsa dallon forma pak më ndryshe në aspektin e dizajnit dhe forma e dritave para dhe mbrapa.

Makina është dizajnuar nga italiani Giorgetto Giugiaro, kompania gjermane përdorte shasi të Audi 80 e cila kishte paraparë të vendoste motor të njëjtë në këtë koncept.

Motori ishte paraparë të ishte 1.3 ose 1.5 litër benzinë, këta motor kishin transmetues manual me 4 shpejtësi, dhe fuqia dërgohej për rrotat e para.

Megjithatë, nuk dihet se cili nga dy motorët ishin brenda konceptit në qoftë se automjetit ishte në lëvizje.

Lexo edhe: E bëjnë edhe këtë, kinezët së shpejti lansojnë “veturat fluturuese”

Edhe pse Audi pëlqente idenë e një Coupe sportive prej dy ulëseve, Asso di Picche doli të jetë një model i ulët i prodhimit, kjo për shkak se kompania nga Ingolstadt vendosi përparësitë e zhvillimit të makinave për pasagjerë.

Përveç kësaj, kompania mëmë VW kishte frikë se prodhimi i konceptit do të përplasej me Scirocco i cili kishte dalë vetëm disa muaj më vonë.

Ky ishte një koncept por për fat të keq nuk mori dritën jeshile për të dalë në treg asnjëherë.

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]