fbpx

A e mori vesh Kiara? Gjyshja e moderatores përfundon në spital

nga Revista Kosovarja

Kiara është rikthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP”, pasi publiku vendosi që të rikthente 4 banorë të eleminuar.

Megjithatë, duket se moderatorja zgjodhi një tjetër “Kiara” për të shfaqur këtë herë, teksa u shfaq e ftohtë me banorët e tjerë, aq sa ata e cilësuan si arogante.

Nga ana tjetër edhe publiku nuk e ka pritur shumë mirë këtë sjellje të saj, duke reaguar me komente negative për moderatoren.

E ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE”, ditën e somte ishte Ema Shazivari, kushëria e Kiarës, e cila zbuloi se familja e Kiarës është e prekur nga këto mesazhe, madje gjyshja e saj Leta, është ndjerë shumë keq sa ka shkuar dhe në spital.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]