Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A e njihte më herët dhe çfarë problemi kishte pasur polici me Floydin

nga Revista Kosovarja

Një ish koleg që kishte punuar me George Floyd dhe agjentin e policisë Derek Chauvin në një klub nate në Minneapolis thotë se të dy ata kishin pasur asokohe përplasje, dhe kjo sipas tij, lidhet shumë me agresivitetin e skajshëm të treguar nga efektivi. David Pinney ka punuar me të dy në El Nuevo Rodeo vitin e kaluar.

Mbi artikull

Sipas tij, Chauvin ishte treguar shume agresiv edhe me disa drejtues të klubit, e për këtë arsye kishte fërkime me Floyd. Pronarja e klubit, Maya Santamaria, e ka konfirmuar dhe ajo se dy burrat kishin punuar si truproja.

Chavin kujdesej për sigurinë tonë jashtë orarit të vet zyrtar përgjatë 17 viteve që kemi qenë hapur si biznes”, ka thënë ajo. Sipas Santamarias, polici merrte zjarr shpejt dhe kishte tendencën e ekzagjerimit në situata të caktuara. Miq e të afërm shprehën nderimet e fundit për George Floyd në një ceremoni private mortore në Huston, dy javë pasi ai vdiq nën arrest. Vdekja e tij ka shkaktuar protesta mbarë kombëtare, si dhe në shkallë globale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]