fbpx

A është Atdheu i “Përputhen” në lidhje me prezantuesen e “ATV”-së?

nga Revista Kosovarja

“Përputhen” është shndërruar në hitin e momentit, duke u bërë produkti më i ndjekur televiziv gjithëandej, shkruan “Kosovarja”.

Ky program ka prodhuar edhe shumë lajm. Personazhet gjatë gjithë kohës kanë qenë në qendër të vëmendjes.

Madje, nuk bëjnë lajm vetëm ata që janë aktualisht pjesë e shout, por edhe ata që ishin dikur e tashmë janë larguar nga aty.

Ndër personazhet e shumë komentuar është edhe Atdhe Xharavina nga Gjakova. Bukuroshi u përfol për disa lidhje me vajza nga Shqipëria, ama duket se vëmendja e i tij është e përqendruar në Kosovë.

Ai, së fundi është parë nën shoqërinë e Engjit, bukuroshes së emisionit të shoubizit “NoFilt” në “ATV”.

Janë bashkë, apo veç po duket?

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]