Anita Haradinaj në dukjen që kishte përzgjedhur mbrëmë në spektaklin “ Big Brother VIP Kosova”, në qafë kishte venë bizhuteri dhe çka mori vëmendje ishte kryqi.
Kujtojmë se, kjo nuk është hera e parë që Anita vendos bizhuteri me kryq në qafë, jemi mësuar ta shohim edhe në paraqitje tjera publike, shkruan “Kosovarja”.
Nuk dihet, nëse vendosja e kryqit në qafë, ka të bëjë me fenë e moderatores apo është vetëm zgjedhje e saj për dukjen.
Ndryshe, në një nga prononcimet e mëhershmë, Anita Haradinaj kishte thënë se feja e saj është “Shqiptaria”.
/Kosovarja/