24
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me Vjosa Osmanin dhe Lutfi Hazirin, kanë hyrë në ndërtesën e Kuvendit për takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Siç raporton gazetarja e Klan Kosova Qëndresa Bellagoshi, treshja nuk janë deklaruar për media.
Takimi vjen pas ftesës që Kurti u ka dërguar partive parlamentare shqiptare me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për formimin e institucioneve të reja.
