fbpx

A është Noizy në një marrëdhënie dashurore me Borën?

nga Revista Kosovarja

Ditëve të fundit është aluduar për një marrëdhënie dashurore mes reperit, Rigels Rajku – Noizy dhe moderatores së njohur, Bora Zemanit.

Në media kanë qarkulluar lajme se ka diçka mes dyshes, pasi e surprizoi moderatoren në festën e ditëlndjen ku shkoi duke kënduar dhe nga kjo Bora mbeti  e shokuar por mjaft e lumtur, shkruan “Kosovarja”.


Por si qëndron e vërteta? A është Noizy në një marrëdhënie dashurore me Borën?

Së fundi, në një intervistë për “Ëhy?Not”  artisti thotë se me Borën janë miqë nga e kaluara dhe se nuk ka asgjë më shumë mes tyre.

“Premtoj që nuk kam asgjë. Është thjesht një shoqe. Nuk e dija që ishte edhe ditëlindja e Borës. Festa që u komentua ishte ditëlindja e shoqes së Borës, Elona Balaj. Borën e kam shoqe, asgjë më shumë”, u shpreh Noizy.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]