fbpx

A është penduar se ka hyrë në BB VIP? Olta flet për herë të parë

nga Revista Kosovarja

Olta Gixhari ka folur për herë të parë pas largimit të saj nga shtëpia e “Big Brother VIP2”. Për mikrofonin e “Fan Club”, aktorja e njohur është shprehur se pas shumë vitesh, kur t’i flasë djalit për eksperiencën e saj në këtë reality show, do ti thotë:

“Kur ti erdhe në jetë, mamit i ndryshoi jeta totalisht, la karrierën, la Shqipërinë dhe shkoi në Spanjë për të jetuar. Edhe këtë e lashë për të, më dogji malli. Do lë çdo gjë për ty”.

E pyetur nëse është penduar se është futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo tha se do ta ribënte sërish. Por Olta shtoi se kjo është hera e parë dhe e fundit që largohet kaq shumë nga familja e saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]