fbpx

A është rënkimi treguesi i vetëm i seksit të mirë

nga Revista Kosovarja

Rënkimi gjatë marrëdhënies seksuale është një përgjigje e natyrshme trupore.

“Kur ne ndiejmë kënaqësi, ne fillojmë të humbasim kontrollin mbi trupin tonë. Sistemi nervor somatik zë një vend të dytë dhe ne nuk mund t’i kontrollojmë tingujt që dalin si rezultat,” shpjegon për Cosmopolitan Gigi Engle, terapiste seksi.

Përveçse është një përgjigje e natyrshme ndaj kënaqësisë për disa njerëz, në fakt mund t’ju ndihmojë ju – dhe partnerin – të arrini në orgazëm. “Të lejosh që tingujt tuaj të dalin lirshëm mund të lehtësojnë përgjigjen e përgjithshme të trupit tuaj,” shpjegon seksologia Jess O’Reilly.

“Kur i mbytni tingujt, shpesh bllokoni frymëmarrjen. [Dhe] frymëmarrja ndihmon në qarkullimin e gjakut, eksitimin dhe orgazmën,” thotë ajo.

Megjithatë kini parasysh se rënkimi nuk është treguesi i vetëm i seksit të mirë. Nëse nuk ndiheni rehat me tingujt tuaj dhe/ose të partnerit/es, atëherë flisni për ndjesitë tuaja. Komunikimi është çelësi.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]