fbpx

A i kryen punët e shtëpisë Gili?

nga Revista Kosovarja

Edhe sot e duan shumë, sepse është e veçantë në çdo gjë që bënë. Gili ka frymëzuar shumë gjenerata këngëtarësh, që tashmë gëzojnë statusin e yjeve, shkruan “Kosovarja”.

Ndonëse mosha po ikën, këngëtarja as që e ka ndërmend të ndalet së punuari. Këngë, videoklipe, fotografi, koncerte e mbrëmje gjithandej…

Po, çfarë bënë Gili kur nuk merret me muzikë? “Kur jam në Prishtinë, zakonisht zgjohem herët në mëngjes. Pastaj me Ilirin bëjmë planet për ditën e re. I kryejmë punët profesionale, kalojmë kohë me djemtë e shoqërinë. Edhe unë jam njeri I thjeshtë, si çdo njeri tjetër”, thotë këngëtarja.

Ajo shton se ndonjëherë edhe këndon duke i bërë punët e shtëpisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]