fbpx

A i shkon Leonorës ky stil i viteve të 70-ta?

nga Revista Kosovarja

Leonora Jakupi është një këngëtare e dalluar në të gjitha aspektet, shkruan “Kosovarja”.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan imazhe të ndryshme nga jeta profesionale dhe private gjithashtu.

Jo vetëm për zërin e jashtëzakonshëm që ka, por Leonora shquhet edhe për stilin e kujdesin që tregon për dukjen e saj, pasi në secilën paraqitje ajo shkëlqen.

Së fundi biondja nga Drenica ka pozuar për një nga revistat në Shqipëri dhe ka marrë vëmendje të madhe me stilin e veçantë.

Këngëtarja është shfaqur me stil të viteve ’70 e veshur në një kostum ngjyrë kafe “Gucci” dhe me një shami të gjelbër.

Dukjen e ka kompletuar me një palë syze të mëdha me rreth shumëngjyrësh dhe me gjerdanë të shumtë rreth qafës.

42 vjeçarja mori komplimente të mëdha rreth kësaj pamje, derisa imazhet morën mijëra pëlqime.

Leonora nga ana tjetër këtë periudhë pandemie ka qenë më pasive me projekte muzikore. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]