Brooklyn Beckham dhe gruaja e tij Nicola Peltz darkuan me princin Harry dhe dukeshën Meghan në shtëpinë e tyre në Montecito, Kaliforni, siç raportohet nga revista People.
Takimi u zhvillua mes tensioneve brenda familjes Beckham dhe tani është bërë publik, ndërsa ende ekziston distanca midis Harry-t dhe familjes së tij mbretërore, transmeton Indeksonline.
Siç raporton revista amerikane, Beckham-ët ishin pjesë e një grupi më të madh të ftuarish dhe nuk u ftuan direkt nga Sussex-ët.
“Brooklyn dhe Nicola ishin të ftuar përpara festave të shumta të ditëlindjes së Davidit, kështu që koha është rastësi e pastër”, i tha një burim anonim revistës.