fbpx

A jetohet me urrejtje, zili hipokrizi, tradhëti…

nga Revista Kosovarja

Ta thotë jeta herdo kurdo e do bindesh kur të përballesh, të përjetosh :
kur të vdes babai,të vdes këshilla,
kur të vdes nëna ,të shuhet drita,
kur të vdes vëllau,të këputet e djathta,
kur të vdes motra,të humbet buzëqeshja,
kur të vdes miku,të humbin sytë…
Andaj lutja: Zoti i ruajtë të dashurit tuaj të çmuar!
Jeta është shumë e shkurtër. Nuk meriton të mbahet me zili,urrejtje,hipokrizi,shkëputje të lidhjeve me të afërmit,sepse e nesër do jesh ,do të mbetesh vetëm një kujtim …
Së fundi,çfarë është kujtimi?
Asgjë. Nuk mund ta prekësh. Nuk mund ta shohësh. Por,është diçka që s’mund ta shkatërrosh,as ta zhdukësh,as ta vrasësh. Përkundrazi: ai të vret ty.
Buzëqesh ,falë çdo kë që ta ka lënduar zemrën ,shpirtin. E shkurtër është jeta,por aq edhe shumë më e gjatë. Nuk i dihet…
Mos u përpiq ta harrosh dikë që po vdes nga dëshira për të të pasur afër,pranë,me vete,në vete…
E kamë nënvizuar këtë mendim:
Nëse dikush largohet nga ti,mos u trishto,sepse është përgjigja e Zotit ndaj lutjes sate:
Largoje o Zot të keqen nga unë!
I miri,i dashuri,s’largohet…
Nuk din,as nuk mundet…/ Gani dili/


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]