fbpx

Ekspertët paralajmërojnë burrat për kujdes nga kjo tendencë e re vetkënaqësie

nga Revista Kosovarja

Një praktikë e re seksuale e njohur si ‘gooning’, që përfshin sesione të gjata masturbimi me synimin për të shmangur ose vonuar orgazmën, ka ngritur shqetësime për shëndetin seksual të burrave.

Kjo tendencë është rritur me 800% brenda pesë vjetësh, sipas kërkimeve të fundit, transmeton klankosova.tv.

Sesionet e gooning mund të zgjasin nga një orë deri në maratona më shumë se shtatë orë, dhe praktika ka fituar popullaritet përmes forumeve online.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se ata që merren me këtë praktikë rrezikojnë të zhvillojnë probleme si disfunksioni erektil dhe varësia nga pornografia.

Dr. Richard Viney, kirurg konsultant në spitalin ”Queen Elizabeth” në Birmingham, sipas mail online, shpjegoi se gooning është një praktikë e re në një varg të gjatë të zakoneve masturbatore të pazakonta që kanë për qëllim të sjellin një ‘përvojë seksuale transcendentalë’.

Ai theksoi se, përkundër ndikimit të praktikave tantrike, nuk ka prova që kjo të ketë efekte pozitive dhe mund të çojë në probleme në dhomën e gjumit.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]