85
Modelja Aurela Hoxha, e njohur dikur për angazhimin e saj në botën e modës, prej vitesh jeton dhe punon jashtë Shqipërisë.
Edhe pse nuk është më aktive në industrinë vendase, ajo vijon të mbetet e pranishme përmes postimeve në rrjetet sociale.
Së fundi, ajo ka ndarë një fotografi provokuese në Instastory, ku shihet në një ambient malor të mbuluar nga bora, shkruan “Kosovarja”.
Fotoja është publikuar si pjesë e përditshmërisë së saj në rrjete sociale, ku Aurela shpesh ndan momente nga udhëtimet dhe jetesa larg Shqipërisë.

