Arbër Hajdari është i njohur për angazhimin e tij humanitar, ndërsa publiku e njeh edhe si opinionist të formatit “Big Brother VIP Albania”.
Ai nuk është nga personazhet që publikojnë shpesh fotografi në rrjetet sociale.
Së fundmi, Arbëri ka treguar se ndodhet në Kolonjë, ku është angazhuar në një mision për të ndihmuar një familje në nevojë. Ai ka ndarë pamje nga vendi ku ndodhet, duke treguar një tjetër aspekt të angazhimit të tij.
Hajdari ka qenë i përfshirë edhe më herët në iniciativa humanitare, ndërsa këtë herë ka bërë të ditur se ndodhet në Kolonjë për të ofruar ndihmë, shkruan “Kosovarja”.
