fbpx

A ka Andi potencial që ta fitoj çmimin e Big Brother VIP Kosova?

nga Revista Kosovarja

Andi Artani, thotë se beson në potencialin e tij dhe se ka elemente që do të mund ta fitonte çmimin e madh të Big Brother VIP Kosova.

Andi përderisa ka shijuar darkën e të nominuarve është përgjigjur edhe pyetjeve të bëra posaçërisht për të.

“Pse ende nuk e ke bërë kërkesën për tu larguar nga Big Brother?”, ka qenë një nga pyetjet drejtuar Andit.

“Se kam bërë kërkesën sepse nuk ka përfunduar akoma dhe nuk e kam fituar akoma, është një pyetje ironike. Nuk më ka humbur durimi, durimin e kam pikën më të fortë. Posedoj elemente që munden me më dërguar deri tek fitorja duke përfshirë: edukatën dhe kulturën brenda në bashkëjetesë”, ka thënë Andi.

Thekosjmë që Andi brenda shtëpisë së famshme ka krijuar një lidhje dashurie me modelen Gresa Hoti.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]