fbpx

A mos ka ardhur koha me u marrë lakmi të vdekurve?

nga Revista Kosovarja

Rri dhe mendoj sa të këqija paska jeta në Kosovë. Kurrë nuk i kam numëruar të gjitha. Ra kjo ditë dhe e shoh sa shumë gjëra të këqija paska…

Teksa pi kafenë e mëngjesit, një burrë që shet telefona mobilë, tregon se si një djalë i rrahë çdo ditë prindërit e vet, duke u kërkuar para për drogë.

E, kur ata nuk i japin para, u thotë:

“Pse nuk keni para?!”.
“A jetojnë ata në banesë apo në shtëpi?”, pyet njëri burrin që tregon këtë ngjarje.
“Në shtëpi jetojnë dhe nuk është më e lartë se një kat”, u thotë ai.
“Mirë qenka, sepse sot po ndodhë gjithçka, po hidhen njerëzit nga katet e larta të banimit. Njeriu sot ka pak vlerë, sepse për shumëkënd më shumë vlerë ka paraja”, ia kthen tjetri.

Sapo hyra në shtëpi gruaja më tha: Çka i ke palosur veshtë?!

Arrij në shtëpi me shumë mendime dhe preokupime dhe gruaja më thotë me të hyrë brenda:

“Çka i ke palosur veshët? Je pa qejf, a?”.

Nuk i dhashë përgjigje, por u ula në ballë të sallonit. Pas pak ngrihem dhe shikohem në pasqyrë si i kam veshët dhe a janë palosur a jo, sikur më tha gruaja dhe ajo sërish më pyet a jam mirë…

“Mirë jam, edhe veshët i paskam mirë. E di se duhet të urtohem, sepse sot po ndodh gjithçka dhe duhet ta përdor maksimën e vjetër edhe për kohën e re, meqë qenka e vetmja gjë që ia vlen të ruhet edhe për sot: “Qengji i butë i thithë dy nëna!”. Prandaj, rri urtë e jeto edhe ndonjë ditë! Dikur nuk ishte kështu…

E, si ta kthej kohën e vjetër? Babai ka vdekur, por të vdesësh me fytyrë qenka njëfarë lumturie. A dini si thoshin dikur në oda: “Do vjen një kohë me i marrë lakmi të vdekurit!”.

A mos është tash ajo kohë për të cilën flisnin pleqtë dikur?

Marrë nga revista “Kosovarja”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]