Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A mund të dalloni tre bufat e fshehur mes nxënësve në 30 sekonda?

nga Revista Kosovarja

Nëse mund t’i dalloni bufat që fshihen mes një grupi nxënësish në më pak se 30 sekonda, me siguri keni shikim të përsosur.

Mbi artikull

Foto tregon një grup të madh fëmijësh të veshur me uniforma shkolle – por ka tre zogj të përzier mes tyre.

Imazhi shumëngjyrësh i karikaturistit hungarez Gergely Dudas – i njohur gjithashtu si Dudolf – ju sfidon të gjeni tre bufat.

Artisti shpesh sfidon fansat e tij që të testojnë aftësitë e tyre me enigma me tema të ndryshme në blogun dhe faqen e tij në Facebook. Ideja e re e publikuar nga karikaturisti tregon nxënës të lumtur të shkollës të veshur me uniforma të kaltra të errëta.

Moneytizer Paragrafi 4

Bufat e kamufluara në mënyrë perfekte janë në ngjyrë kafe, të bardhë dhe krem. Nëse jeni ende duke luftuar për t’i gjetur ato, përqendrohuni në anën e sipërme të majtë të imazhit ku do të shihni bufin e bardhë të fshehur.

Bufi ngjyrë kafe mund të shihet në anën e poshtme të majtë të figurës, ndërsa i treti është në anën e poshtme djathtas.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]