Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Familja e Ramajlit mohojnë se ai është propozuar për President

nga Revista Kosovarja

Familja e Ilaz Ramajlit ka mohuar se emri i tij është propozuar për president nga Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë diskutimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Mbi artikull

Burime të afërta me familjen Ramajli për Metron kanë konfirmuar se as nuk është diskutuar dhe se LDK e di që ai nuk e pranon këtë pozitë.

“Prej LDK-së e di që nuk është folë për emrin e tij dhe e dinë që nuk pranon. Nuk po kuptoj pse po përflitet emri kur nuk ka asnjë diskutim dhe asnjë shprehje të vullnetit prej tij për këtë punë, e ai as që pranon për shkak të moshës”, thanë për Gazeta Metro.

Emri i tij është përmendur sot në media pas diskutimeve mes Kurtit e Abdixhikut.

Moneytizer Paragrafi 4

Ramajli ka qenë nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe më pas kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës në vitet 1991–1992. Më 7 shtator 1990, ai drejtoi mbledhjen e Kuvendit në Kaçanik ku u miratua Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut. Pas luftës, Ramajli punoi në Institutin Riinvest dhe më pas si avokat, ndërsa në vitet 2007–2008 ishte anëtar i Komisionit Kushtetues për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]