fbpx

A mund të jeni shtatzënë edhe pa pasur simptoma?

nga Revista Kosovarja

Të vjellurat, nepset dhe ndjeshmëria ndaj gjoksit janë ndër simptomat ikonike të shtatzënisë, por nuk janë të vetmet.

Këto simptoma ndryshojnë në prani, kohëzgjatje dhe ashpërsi nga një person në tjetrin, shkruan VeryWell Family.

Tremujori i parë i shtatzënisë (deri në javën e 13’të) është periudha kur gratë përjetojnë simptomat e para e të zakonshme si lodhje, të vjella në mëngjes, ndjeshmëri ndaj aromave dhe dhimbje të gjirit.

Zakonisht këto simptoma të hershme shfaqen rreth pesë deri në gjashtë javë pas ditës së parë të ciklit menstrual.

Ndjeshmëria e gjirit mund të fillojë brenda një ose dy javësh pas konceptimit. Gjithashtu, ju mund të vëreni ndryshime në peshën tuaj (disa persona shtojnë peshë më herët në shtatzëni sesa të tjerët).

Megjithatë, shumë gra raportojnë të mos kenë simptoma të shtatzënisë. Zhdukja e simptomave të papritur të shtatzënisë mund të jetë shqetësim.

Simptomat e shtatzënisë që ndalojnë papritur mund të tregojnë abort dhe mungesë të shenjave të zakonshme të humbjes së hershme të shtatzënisë, si gjakderdhja ose ngërçet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]