fbpx

A ndëshkohen qytetarët që therin kurbanin në mes të rrugës? Flasin nga AUVK-ja

nga Revista Kosovarja

Kurban Bajrami ndrit zemrat e qytetarëve e besimtarëve të fesë islame, por fatkeqësisht, disa nga këta besimtarë i lënë lloç e pis hapësirat ku bëjnë prerjen e kurbaneve.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, këtë Kurban Bajram ka bërë thirrje të vazhdueshme ndaj qytetarëve, që therjet e kafshëve të mos bëhen në hapësira publike e vende ku nuk i plotësojnë kushtet sanitare.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Lamir Thaçi ka thënë se duhet të festohet por të bëhet kujdes me therjen e kafshëve për kurban, kjo sepse, sipas tij, është paraparë që therjet të bëhen në thertoret e licencuara, ku bëhet kontrolli nga mjeku sanitar e më pas aprovohet përdorimi i mishit, raporton Kiks Kosova.

Se pse nuk lejohet therja në hapësira publike, Thaçi ka thënë se nuk ka siguri prandaj edhe paraqesin rrezik për shëndetin e njerëzve.

Një tjetër rrezik janë mbetjet nga prerjet, për të cilat thotë se nuk guxojnë të ekspozohen në natyrë për shkak të rrezikut të ndonjë sëmundjeje.

Andaj, një gjë e tillë, edhe është e ndëshkueshme me ligj.

Mbetjet e kafshëve të cilat theren, Thaçi ka thënë se thertoret e kanë për obligim t’i trajtojnë me kujdes përmes kompanive të kontraktuara ku bëhet asgjësimi i tyre.

Në këtë intervistë për Kiks Kosova, ai apelon që festa të kryhet me dinjitet duke respektuar rregullat e Agjencisë.

Krahasuar me vitet e kaluara ku në ditën e Kurban Bajramit, prerja e kurbanit e hedhja e mbetjeve bëhej kudo, në çdo hapësirë publike, sot kjo situatë është shumë më ndryshe. Sipas tij, gjendja ka ndryshuar për së miri, dhe këtë ua atribuon raportimeve nëpër media, të cilat sipas tij, kanë bërë që qytetarët të ndërgjegjësohen. /Klankosova

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]