fbpx

A paguhen konkurrentët e ‘Për’puthen’? Andi Artani i thotë të gjitha

nga Revista Kosovarja

Ish-konkurrenti i “Përputhen 2”, Andi Artani ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Libero”.

Ai ka treguar se pyetja më e shpeshtë që i bëhet nga të gjithë është nëse produksioni i paguan konkurrentët për të qenë pjesë e programit të dashurisë.

Andi është shpreher se në këtë emision nuk janë paguar dhe se çdo gjë ka qenë me shpenzimet e tyre. Ish-konkurrenti ka shtuar se përfitimet i kanë marrë kryesisht nga Instagrami.

Ai ka zbuluar se ka hyrë në “Përputhen” me vetëm 1 mijë e 500 ndjekës dhe ka dalë me mbi 270 mijë të tillë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]