fbpx

A po bëhet Albulena Haxhiu imazh për reklamim nga sallonet e frizereve?

nga Revista Kosovarja

Shumë shpejtë ka gjasa që ndonjë prej grave në politikën kosovare ta shohim imazhin e saj në ndonjë koperinë të produkteve estetike.

Së fundi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka gjetur kohë që t’i rregulloj flokët tek një sallon i flokëve e i cili është i njohur me emër.

Ky sallon ka shfrytëzuar rastin që flokët e zonjës Haxhiu t’i përdori për reklamë në faqen zyrtare.

Madje biznesi në fjalë ka bërë “sponsored” fotos së publikuar të ministres, derisa nuk dihet nëse ministrja flokët i ka rregulluar falas apo me çmim të rregullt të sallonit pasi biznesi në fjalë e ka bërë “sponsored”.

Mirëpo një biznes kur përdor fytyrën e ndonjë figure publike bëhet zakonisht kur i merr ato shërbime falas.

Kujtojmë se edhe presidentja Vjosa Osmani në raste të veçanta rregullimin e grimit e flokëve ia beson grimereve me emër në Kosovë, por pa harruar edhe deputeten e VV-së Fatmire Kollqaku e cils ka treguar që është kliente tek frizerkat.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]