Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A po e dëgjon dikush thirrjen e Arta Bajramit për fëmijët e saj?

nga Revista Kosovarja

Arta Bajrami, një nga zërat më të njohur të muzikës shqiptare, vazhdon të jetë shembull frymëzimi jo vetëm në skenë, por edhe në jetën e përditshme si nënë.

Këngëtarja e njohur po përballet me një sfidë të madhe dhe të ndjeshme, rritjen dhe kujdesin për fëmijët e saj me autizëm.

Përmes rrjeteve sociale dhe intervistave, Arta ka ndarë momente të jetës së saj personale, duke treguar se dashuria dhe përkushtimi i një nëne nuk njeh kufij, shkruan “Kosovarja”.

Ajo nuk e ka lënë kurrë pas dore artin, por mbi të gjitha ka zgjedhur të jetë pranë fëmijëve të saj, duke luftuar çdo ditë për përfshirje, mirëkuptim dhe të ardhme më të mirë për ta.

Për shumë nëna që përballen me sfida të ngjashme, Arta është bërë simbol shprese dhe force.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]