Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A po hetohet pasuria e Vjosa Osmanit? Deklarohen nga Presidenca

nga Revista Kosovarja

Pas informatave për një hetim të mundshëm të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit mbi pasurinë e presidentes Vjosa Osmani, këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, ka deklaruar për Insajderin se nuk kanë marrë ndonjë informacion zyrtar në këtë drejtim.

Mbi artikull

Ai ka theksuar se presidentja Osmani mirëpret çdo verifikim nga institucionet që veprojnë në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe bazuar në ligj e fakte të vërteta.

“Ne nuk kemi informacione të tilla, por Presidentja Osmani mirëpret çfarëdo verifikimi nga cilido institucion, që është i bazuar në pavarësi, paanshmëri, integritet, ligj dhe fakte të vërteta, por jo në fushata njollosjesh, të cilat dihet mirëfilli pse po ndodhin në këtë fazë”, ka thënë Bekim Kupina për Insajderin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]