Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vërshimet lënë në terr Drenasin, Malishevën dhe Rahovecin

nga Revista Kosovarja

Situata nga vërshimet po përkeqësohet me shpejtësi. KEDS ka njoftuar se është detyruar të ndërpresë furnizimin me energji elektrike në tri komuna, pasi uji ka depërtuar brenda objekteve elektro-energjetike, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve dhe pajisjeve, shkruan Insajderi.

Reshjet e dendura të shiut kanë vënë në alarm autoritetet. Pika më kritike mbetet nënstacioni Drenas 220/10 kV, ku depërtimi i ujit ka bërë që furnizimi me energji elektrike të ndërpritet menjëherë si masë sigurie.

Përveç Drenasit, në “blackout” kanë mbetur edhe pjesë të Malishevës dhe Rahovecit, ku gjendja raportohet të jetë tejet jo stabile për shkak të përmbytjeve.

“Uji ka depërtuar në nënstacion, duke paraqitur rrezik serioz për funksionimin e sigurt të rrjetit elektrik. Për arsye sigurie, është bërë ndalja e furnizimit deri në stabilizimin e situatës”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Moneytizer Paragrafi 4

Koordinimi me Policinë dhe Zjarrfikësit Në zonat e prekura tashmë kanë dalë Policia dhe Zjarrfikësit, të cilët janë në koordinim me ekipet e terrenit.

KEDS njofton se punëtorët e tyre janë duke punuar në kushte të vështira për të menaxhuar situatën, por rikthimi i rrymës do të bëhet vetëm atëherë kur të mos ketë rrezik për jetën e njeriut.

Deri në rënien e nivelit të ujit, mijëra banorë të këtyre zonave do të mbeten në terr.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]