Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

A po izolohet Evropa për herë të dytë Europa për shkak të Covid-19?

nga Revista Kosovarja

NË SPANJË KTHEHET IZOLIMI, EDHE PSE JO NË NIVEL KOMBËTAR. RRITJA E RASTEVE DITORE ME COVID-19, DETYRON 850 MIJË BANORË TË MADRIDIT TË ZBATOJNË KUFIZIMET E REJA. SPANJA RAPORTON NUMRIN MË TË LARTË TË TË INFEKTUARVE ME KORONAVIRUS NË EUROPË. SHUMË VENDE TË HEMISFERËS VERIORE PO PËRGATITEN PËR NJË VALË TË DYTË TË PANDEMISË ME AFRIMIN E DIMRIT.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, në mënyrë që të ulet niveli i përhapjes. Franca regjistroi numrin më të lartë të rasteve ditore, që prej shpërthimit të pandemisë. Ndërsa, Britania e Madhe është vënë në lëvizje për të reduktuar sa më shumë efektet e një valë të dytë, e cila në këto momente duket e pashmangshme.

“E kemi parë në Francë, në Spanjë dhe kudo përreth Europës. Kam frikë se kjo është e pashmangshme dhe vendi do të përjetojë një valë të dytë. Prandaj ndërmorëm ato masa që hynë në fuqi të hënën”, tha Boris Johnson, kryeministër i Britanisë së Madhe në një dalje për mediat.
Qeveritë që shpresojnë të shmangin bllokimet e dyta kombëtare kanë futur masa të reja duke përfshirë mbylljen e klubeve të natës, shtetrrethimin dhe maskat e detyrueshme në hapësirat publike.
Duket qartazi se Evropa po përgatitet për fazën tjetër të kësaj beteje me Covid-19, një virus i pabesë që ndryshon vazhdimisht…

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]