Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Hoti i përgjigjet Haradinajt: Flasim kur të vijë koha

nga Revista Kosovarja

Kryeministri Avdullah Hoti i është përgjigjur edhe një herë kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, që tha se kjo Qeveri mund të rrëzohet nëse ai nuk votohet për president, raporton Gazeta Express.

Mbi artikull

Hoti në një konferencë për media ka thënë se presidenti është duke punuar sipas kompetencave, e se kjo temë do të diskutohet kur të vijë koha.

“Nuk kam koment, presidenti është në zyrë në bazë të kompetencave, kur të vjen shkurti do të ulemi dhe do të gjejmë një zgjidhje”, ka thënë ai.

Kryeministri thotë se për zgjedhjen e presidentit do të ulen krejt spektri politik për të diskutuar.

Moneytizer Paragrafi 4

“Kur vjen shkurti ne duhet të ulemi krejt spektri politik, është e qartë që koalicioni nuk mund ta zgjedhë vetë presidentin. Duhet të ulemi përtej koalicioni që të gjejmë një zgjidhje”, ka thënë ai

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]