Tash e dy muaj, qytetarët e vendit tonë, ashtu si edhe pjesa më e madhe e botës, po vazhdojnë të ballafaqohen me pandeminë COVID-19, një virus ky i ri dhe i panjohur.
Që kur OBSH e shpalli pandeminë, kufijtë tokësor dhe ajror u mbyllën, derisa u bë thirrje për të qëndruar në shtëpi, pasi që ky virus është ngjitës përmes kontaktit fizik.
Edhe në shtetin e Kosovës u morën një sërë masash, nga ato më rigoroze. Por, më 4 maj ato u lehtësuan për lëvizje të lirë të qytetarëve, por edhe u hapën disa biznese.
Kështu ditëve të fundit, në rrugët e qyteteve e markteve të ndryshme, pamjë një situatë ndryshe nga ajo e muajit të kaluar.
Numër i madh makinash e gjithashtu turmash, të cilat pamje po ngjallin edhe shqetësime tek vet IKSHPK.
Kjo gjendje madje bëri edhe që numri i të infektuarve të rritet, derisa lakorja kishte nisur të ulet.
Në njoftimin e fundit të IKSHPK-së, të bërë mbrëmë, kemi 11 raste të reja të konfirmuar me COVID19, në anën tjetër u shëruan vetëm 2 pacientë.
E nëse kjo situatë vazhdon të jetë e njëjtë, atëherë janë bërë edhe paralajmërime që prapë disa komuna do të karantinohen.
Pasi që ekpertët e fushës përkatëse, kanë thënë se një valë e re e koronavirusit mund të kthehet, nëse nuk zbatohen masat e rekomanduara.
Ndryshe, në Klinikën Infektive -QKUK, sot me 12/05/2020, gjenden të hospitalizuar 21 pacientë. Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 12 pacientë. 8 raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid -19, ndërsa në pritje të rezultatit është një pacient.
Nga 12 pacientë të infektuar me Covid 19:
• 8 raste janë në gjendje stabile.
• 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive; (2 prej tyre janë në gjendje më të rënduar; 1 në repart-pacient/e që është edhe në hemodializë si dhe 1 në Mjekimin Intensiv me gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive).
Ndërsa në gjithë vendin, pozitiv me koronavirus kanë rezultuar gjithsej 895 persona. E numri i të shëruarve ka shkuar në 657.Momentalisht, raste aktive janë 210, derisa shkalla e vdekshmërisë është 3.1%.